Hap pas hapi

Si funksionon

Për klientët

  1. 1

    Përshkruani punën

    Zgjidhni kategorinë, përgjigjuni disa pyetjeve dhe shtoni fotografi. Zgjat rreth dy minuta. Nuk ju duhet llogari.

  2. 2

    Kërkesa shkon te mjeshtrit përkatës

    Kërkesa juaj shkon te mjeshtrit në Nivelo që punojnë në atë kategori dhe në qytetin tuaj, kështu që e marrin njerëz me përvojë përkatëse. Nuk publikohet askund.

  3. 3

    Ata ju kontaktojnë

    Mjeshtrit e interesuar ju marrin në telefon ose ju shkruajnë në WhatsApp, zakonisht brenda 24 orëve. Numri juaj u jepet vetëm atyre që tregojnë interes.

  4. 4

    Ju zgjidhni dhe paguani direkt

    Krahasoni ofertat dhe zgjidhni vetë. Paguani mjeshtrin direkt. Ne nuk marrim asnjë përqindje.

Ju vendosni vetë, nga fillimi deri në fund.

Publiko një punë

Për mjeshtër

  1. 1

    Regjistrohuni dhe verifikoni numrin

    Krijoni llogarinë dhe verifikoni numrin e telefonit me një kod.

  2. 2

    Plotësoni profilin

    Kategoritë, qytetet, fotografitë e punëve dhe çmimet orientuese. Profili publikohet kur është i plotë.

  3. 3

    Merrni kërkesa

    Ju njoftojmë me email dhe WhatsApp sapo dikush kërkon punë në kategorinë dhe qytetin tuaj.

  4. 4

    Kontaktoni klientin

    Shtypni “Jam i interesuar” dhe merrni numrin. Prej aty, marrëveshja është mes jush dhe klientit.

Pa kontratë dhe pa afat minimal.

Detajet e abonimit ju dërgohen me email pas regjistrimit dhe i shihni në panelin tuaj.

Shiko planet

Pyetjet tuaja

Këto janë pyetjet që na bëhen më shpesh. Nëse diçka nuk ka përgjigje këtu, shkruani te info@nivelo-ks.com.

A kushton diçka për mua si klient?

Jo, asgjë. Publikimi i kërkesës, ofertat dhe shikimi i profileve janë falas. Nuk ju duhet as llogari.

A publikohet kërkesa ime ku mund ta shohë kushdo?

Kërkesa nuk publikohet publikisht. Ajo shkon te mjeshtrit që punojnë në atë kategori dhe qytet, dhe numri i telefonit ndahet vetëm me mjeshtrit që shprehin interes për atë punë konkrete.

Çka ndodh pasi e dërgoj kërkesën?

Brenda pak minutash e përcjellim te mjeshtrit që punojnë në atë kategori dhe qytet. Ata që janë të interesuar ju marrin në telefon ose ju shkruajnë, zakonisht brenda 24 orëve. Në lidhjen që marrni me email shihni kush u përgjigj.

Me kë do të kem të bëj?

Me profesionistë të verifikuar dhe me përvojë, të zgjedhur për kërkesën tuaj konkrete: numër telefoni i verifikuar dhe profil i plotë me fotografi të punëve të tyre. Pas çdo pune të kryer, klientët e verifikuar vlerësojnë cilësinë, saktësinë në kohë dhe përputhjen e çmimit me ofertën, dhe këto vlerësime shfaqen në profil.

Po nëse askush nuk më kontakton?

Na shkruani. Në ndonjë kategori ose qytet ka pak mjeshtër; në atë rast ju njoftojmë sapo të kemi mjeshtër të disponueshëm.

A merr Nivelo përqindje nga puna?

Jo. Nivelo nuk merr asnjë përqindje nga puna. Pagesa bëhet direkt mes jush dhe mjeshtrit.

A mund të anuloj abonimin si mjeshtër?

Po, kurdo. Nuk ka kontratë dhe nuk ka afat minimal.

Pse faqja është në disa gjuhë?

Sepse një pjesë e klientëve tanë jetojnë jashtë vendit dhe organizojnë punë për shtëpinë ose banesën që kanë këtu.